E ftoi në shtëpi për kafe, shqiptari tenton të përdhunojë 38-vjeçaren në Kretë, e reja e denoncon

E ftoi në shtëpi për kafe, shqiptari tenton të

Një ngjaje e rëndë ka ndodhur në Kretë, ku një 38-vjeçare ka përjetuar momente tmerri pasi ka rrezikuar të binte viktimë e përfhunimit.

Mediat greke bëjnë me dije se më 15 gusht, një 45-vjeçar shqiptar e ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.

39-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë të papritur.

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa ndërsa ka tentuar ta përdhunojë.

Ajo fatmirësisht ia doli të shpëtonte nga duart e tij, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.

Pak orë më vonë, policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua ndodhej në mënyrë të paligjshme në vend.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë

EMISIONET