Besimtarët myslimanë falën namazin në sheshin "Skënderbej"

Besimtarët muslimanë kanë festuar ditën e sotme Fiter Bajramin, e cila shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe agjerimin 30 ditor të tyre. Mijëra qytetarë të këtij besimi dolën sot në Sheshin Skëndërbej, për të bërë faljen e Namazit, sipas traditës së krijuar ndër vite. Në fjalën e tyre, liderët fetarë përcollën mesazhe të gjetjes së kurajës në një periudhë të vështirë si kjo që po kalojmë. 

"Festa e Bajramit është festë gëzimi për ata që agjëruan është gëzimi i shpresës se kemi dalë nga ky muaj më të pastër nga mëkatet se sa hymë. Bajrami është gëzim në çdo vatër Shqiptare. Ju sot do të shkoni tek njëri tjetri për t'iu uruar Bajramin, do të shtrini dorën e pajtimit nëse keni qenë të hidhëruar me dikë. Kjo botë nuk duhet të ketë mërira. Ajo nuk duhet ti mbetet askujt."

Festa e Fitër Bajramit, pas faljes së namazit përmban edhe një sërë zakonesh të tjera për besimtarët muslimanë. Këta të fundit zakonisht drekojnë mes familjarëve dhe miqve mes gatimeve më të njohura të kësaj dite. Gjithashtu, udhëheqësit fetarë rekomandojnë bamirësinë edhe për ato familje që kanë mundësi të pakta për të gëzuar. 

EMISIONET