Dalin pamjet dhe detaje nga vendi i ngjarjes, si u ekzekutua me 90 plumba biznesmeni shqiptar në Maqedoni

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sipas medieve maqedonase, viktima është Kamer Idrizi 42-vjeç, ndërsa në momentin kur ndaj tij u hap zjarr ishte në makinë së bashku me nipin.

Vrasja e dyfishtë ndodhi rreth orës 21:00 në parkingun e ndërtesave pranë kryqëzimit të bulevardeve Hristijan Todorovski Karpos dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ata u qëlluan nga të paktën 2 persona të cilët dolën nga një xhip i zi.
Vrasësit përdorën një armë të tipit Kallashnikov dhe qëlluan rreth 90 herë në drejtim të tyre.
Policia në vendngjarje gjeti dy karikatorë bosh të plumbave.

Nipi i viktimës, L.P 24 vjeç nga Shkupi është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Në vitin 2019 persona të maskuar kanë qëlluar në drejtim të 42 vjeçarit në një përpjekje për ta vrarë, ndërsa ndodhej në një hotel në Shkup.

