Berisha vazhdon “traditën” feston edhe Çlirimin me 28 nëntor, Basha përkujton Adem Jasharin

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk e ka prishur traditën për të festuar çlirimin e vendit dhe Pavarësinë në të njëjtën ditë.
Ai ka bërë një vizitë ditën e sotme në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku ka vendosur një kurorë më lule dhe është përulur para monumentit të Dëshmorëve.
Ndërkohë, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Basha: Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në nderim të sakrificës shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi. 28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe të familjes Jashari përkulemi sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare. Lavdi përjetë Adem Jasharit! Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!




