Bekteshi: Kam vuajtur kur e kanë fetishizuar foton e Enverit, fenomene që nuk mund të eliminohen

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, shkrimtarja Vera Bekteshi u shpreh se ka vuajtur shumë kur ka parë foton e diktatorit që ta ngrinin lart.
Ajo tha se edhe në edhe Gjermani e Norvegji, ka që nuk pendohen dhe shtoi se këto janë fenomene që nuk mund të eliminohen.
Bekteshi: Unë kam vuajtur shumë kur kam parë foton e diktatorit që ta ngrinin dhe ta fetishizonin. Ka edhe në Gjermani e Norvegji, ka që nuk pendohen, këto janë fenomene që nuk mund të eliminohen. Ky është një fenomen që pretendohet bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor. Ankohet edhe i plumbit, ankohet edhe i gjembit. Të gjithë e kanë pasur vuajtjen njëlloj këtu më duket.


