Vasili: Për hapjen e dosjeve nuk mund të jetë nismëtar një Autoritet i kontrolluar
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se opozita duhet ta gjejë mbështetjen në popull për ligjin e dosjeve.
Ai tha se nuk mund të jetë nismëtar një Autoritet Dosjesh që vjen me vjen në behar dhe sjell një ligj të caktuar.
Vasili: Nëse duam që të kemi një opinion publik dhe që e kupton kauzën dhe ke numrat në popull. Por kur të shohin ty se si e lind këtë gjë dhe sa i fragmentuar je për një kohë të gjatë dhe papritmas shfaqesh, sepse kauza ndërtohet, ata që të dëgjojnë thonë se janë pazare politike.
Mazhorancat nuk munden nga numrat e opozitës, por kur kjo opozitë kur ka krijuar një shqetësim të madh publik. Por kur nismëtari për këtë nismë është një Autoritet që vjen me vjen në behar dhe sjell një ligj. Pas kësaj detonon edhe një proces veror për disa dosje që duhet të hapen.


