Beci: Drejtësia shqiptare të bëjë kujdes me Belerin, të mos shkelet prezumimit i pafajësisë
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Eugen Beci, Avokat u shpreh se autoritetet shqiptare duhet të bëjnë një kujdes të theksuar për të mos shkelur nenin 6 të GJEDNJ-së.
Beci: Autoritetet shqiptare duhet të bëjnë një kujdes të theksuar për të mos shkelur nenin 6 të Konventës të të Drejtave të Njeriut, për prezumimin e pafajësisë nga deklarimet politike që po bëhen dhe këtu ka raste kur Strasburgu ka vendosur pro personave të tillë.
GJEDNJ ka pasur një rast me një shtet që ka pasur ndërhyrje të forta nga shumë zyrtarë, ku ka vendosur se ata shkelën parimin e prezumimit të pafajësisë.