Bardhi: Berisha nuk përcakton anëtarët, mund të dëmtojë PD-në nëse nxjerr kandidatë të pavarur
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se Berisha nuk është më as anëtar, nuk ka mundësi të përcaktojë anëtarët.
Sipas tij, ai mund të dëmtojë PD duke nxjerrë kandidatë të pavarur, të përçajë votat e të bërtasë që fajin e ka Basha për humbjen.
Bardhi: Berisha nuk është më as anëtar, nuk ka mundësi të përcaktojë anëtarët. Mund të dëmtojë PD duke nxjerrë kandidatë të pavarur, të përçajë votat e të bërtasë që fajin e ka Basha, kjo nuk do të ishte surprizë. Qëllimi i tij është të dëmtojë dhe shkatërrojë PD, nuk ka mundësi të regjistrojë asnjë kandidat.
Të njëjtën strategji bëri edhe LSI në 25 prill, që më pas u ankua në fund se humbën mandate për një grusht vota. Dhe më pas drejtonin gishtin nga PD-ja se i kishte humbur vota.


