Banorët me kova në krahë, Varibopi pa ujë të pijshëm në pikun e vapës

Kjo është përditshmëria e dhjetëra banorëve, pavarësisht nga mosha që kanë në fshatin Varibop në bashkinë e Fierit.
Kjo zonë sapo fillon ngrohja e motit nga muaji maj e deri në fund të shtatorit vuan për ujë të pijshëm.
Për çdo ditë dhjetëra banorë me bidona, kova dhe fuçi pavarësisht punëve që kanë duhet më patjetër të sigurojnë ujin që ndodhet minimalisht mbi 2 kilometra larg.
Përballë kësaj situate që përsëritet çdo vit, ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të Fierit jashtë kamerave ka premtuar se do të mundësojë furnizmin me ujë të pijshëm me 8 orë për fshatin Varibop, ndërsa nuk ka dhënë shpjegime se përse situata duhet të degradojë deri në këtë pikë. /A2 CNN

