Balliu: Parlamenti të japë arsye juridike për shkarkimin e Presidentit, po përballemi me një krim

Deputeti Klevis Balliu, ka komentuar procedurat e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, Balliu shprehet se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në asnjë moment, teksa shton se Komisioni Hetimor është jashtë ligjit. Ai thotë se nuk kalohet asnjë ligj në Komision para se të ndërrohet Parlamenti.

"Presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën në asnjë pikë. Nuk na ka në treguar nenin dhe pikën ku ka shkelur Presidenti Kushtetutën sepse nuk ekziston. Presidenti ka bërë thirrje për mbrojtjen e votës. Vetë Komisioni është totalisht jashtë ligjit, ligji për Misionet hetimore është shumë I qartë, nuk mund të ketë komision hetimor 4 muaj përpara se të ndërrohet parlamenti."

Më tej, Balliu thotë se Presidenti Ilir Meta nuk u paraqit sot në Komision pasi në të njëjtën orë kishte për të takuar edhe ministren e Jashtme të Austrisë, dhe sipas tij kjo ditë është caktuar me qëllim nga qeveria.

"Vetë kjo mazhorancë ka bërë një agjendë për t’u takuar me ministren e jashtme të Austrisë dhe I njëjti parlament I kërkon Presidentit që të vij në Komision. Çfarë të bëjë president të lërë ministren e jashtme për të takuar Alket Hysenin që ka vjedh tokat. Ata e dinin dhe pikërisht për këtë arsye ata vendosën datën gjashtë dhe vendosën këtë orar, sepse e dinin se nuk mund të vinte."

Balliu shprehet se mazhoranca duhet të japë arsyetime juridike për shkarkimin e Metës.

"Parlamenti ka çështje juridike dhe nëse kërkon shkarkimin e presidentit duhet të japi arsyetime juridike. Këta thonë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, sepse ka folur për mbrojtjen e votës, ëhstë detyrë e presidentit , sepse vota është e drejtë Kushtetuese dhe Presidenti është mbrojtës I Kushtetutës. Këta vodhën zgjedhjet, kanë vjedhur Bashkitë duan të vjedhin tani edhe Presidencën. Edi Rama e ka alergji dhe e ka armik shtetin dhe ligjin dhe Kushtetutën dhe ky kërkon tani që të sulmojë edhe institucionin e Presidentit. Këta mund të propozojnë tani për president edhe Gjergj Lucën se atë nivel kanë këta tani."

Balliu, ka komentuar dhe zërat se Basha dhe Rama po bëjnë negociata të fshehura duke thënë se nuk ka marrëveshja mes tyre dhe sipas tij 25 prilli ishte një krim ku fituan bandat.

"Vendi është në një moment shumë kritik, jemi në një moment kur shqiptarët s’kanë bukë të hanë, të drejtat e njeriut janë shkelur, ligji nuk funksionon, shteti nuk funksion, nuk kemi asnjë të arrestuar për vjedhjen e votova. PD s’ka asnjë siklet, është një pasuri Kombëtare dhe ne nuk kemi hyrë në këtë betejë për interesa monetare dhe interesa pushteti.

Po flet Rama me Ramën, Rama me Bashën nuk flet, nuk ka marrëveshje për këto çështje, nëse do kishim interesa pushteti ne rrinim në parlament, ne dolëm nga parlamenti pikërisht për të treguar llumin që kishte krijuar Edi Rama. 25 prilli ishte një krim, ishte një masakër, fituan bandat.

E vetmja gjë që ne njohim është krimi, opozita ka strategji, nëse opozita analizon që ne na intereson të jemi në Parlament ose në protesta, kjo është rruga që do ndërmarri."

EMISIONET