Balla pas takimit me Thaçin e Veselin: Komandantët e UÇK-së, në të njëjtën godinë, si ata që ushtruan masakrat në Kosovë

Balla pas takimit me Thaçin e Veselin: Komandantët e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar sot në Hagë me ish presidentin Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesi e UÇK-së,  Kadri Veseli.

Pas takimit që ka zgjatur për me shumë se 7 orë Balla thekson se ‘Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj’.

Sipas Ballës sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, deklaroi Balla.

Postimi i plotë:

U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.  Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan.

EMISIONET