Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi në Hagë për tu takuar me krerët e UÇK-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për festat e Pavarësisë dhe çlirimit ka vizituar Çlirimtarët e Kosovës në Hagë.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla i shoqëruar nga deputeti i PS-së Arben Pëllumbi shfaqen duke u futur në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

"Në Hagë, për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS," shkroi Balla në Facebook.

Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi në Hagë për tu takuar me

EMISIONET