Babai ab”zues që tronditi Shqipërinë, Binjaku: Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë, është jashtëzakonisht shqetësuese

Një rast tronditës është bërë publik në Fier, ku një baba dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Sociologia Entela Binjaku komentoi ngjarjen, duke theksuar shqetësimin për abuzimet brenda familjes dhe mungesën e reagimit të hershëm në shumë raste të ngjashme.
" Për aq kohë sa nuk i kemi ende të zyrtarizuara ose të përfundiara hetimet në një version zyrtarë të historisë, ne jemi duke hamendësuar se çfarë mund të ketë ndodhur nisur nga përvojat e mëparshme të historive të tjera po aq shqetësuese sa historia në fjalë.
Nuk është hera e parë që fëmijët bien pre e abuzimeve seksuale madje ne në fushën e socioloigjisë shpesh herë, raportet seksuale brenda familjes është një temë që quhet ndryshe ana e errët e jetës familjare.
Kjo histori doli në dritë për shkak se si e kam kuptuar unë u sinjalizua nga komuniteti, por të tjera histori nuk i dimë apo të tjera histori dalin në pah vetëm kur bëhen aq të rënda apo gjendja është rënduar aq shumë sa është e pamundur që të mos dalin më nga muret e shtëpisë. Arsyet pse ndodhin janë të ndryshme. Besoj ndonjëherë një çrregullim i skajshëm i shëndetit mendor të abuzuesit. Një çrregullim i skajshëm i natyrës seksuale nga ana e abuzuesit. Një pamundësi për vetëmbrojtje, vetadministrim të trupit nga ana e të abuzuarit.
Kur bëhet fjalë për lidhje gjaku dhe aq më tepër babë bijë, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese", u shpreh Binjaku.

