“PARTIZANI”/ Kushtetuesja i “tërheq veshin” SPAK-ut për kontrollet te studio “Pustina”
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cënimin e të drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës.
Sipas të dhënave, SPAK ka kryer sekuestrime të dokumenteve shkresore dhe të kompjuterave të “Studio Pustina” me administratore Andia Pustina gjatë hetimeve për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Në këte proces është marrë i pandehur kryetari i PD-së Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
Dosja ka kaluar për gjykim mes kontestimeve në GJKKO, ndërsa seanca e parë u shty për shkak se nuk ishim njoftuar si duhet palët.

