"Asnjë impakt negativ", mjekët rekomandojnë vaksinimin për Covid të grave shtatzëna

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për të zhvilluar komplikacione nga infektimi me Covid 19.

Për të shmangur format e rënda mjekët këshillojnë vaksinimin e tyre. Mjeku obstetër-gjinekolog, Redi Hoxhallari, thotë se aplikimi i vaksinës nuk shkakton efekte anësore te nëna apo fetusi.

"Jo vetëm që lejohet por rekomandohet fuqishëm aplikimi i vaksinës në shtatzëni pavarësisht moshës në shtatzëni. Nuk ka asnjë impakt negativ në shëndetin e nënës, embrionit apo fetusit. Nuk ka asnjë impakt negativ as në fertilitet."

Nuk kanë munguar rastet kur shtatzënat janë detyruar të kryejnë lindje të parakohshme.

Mjeku Hoxhallari thotë se ndërhyrja në këto raste është e nevojshme për të shpëtuar  nga rreziku nënën dhe foshnjen.

"Është një lindje e sforcuar, jemi të detyruar të çojmë pacientet drejt zgjidhjes së shtatzënisë për të ulur riskun e sëmundjes bazë që është Covidi. Me këtë manovër mundësoijmë që gruaja të rikuperohet më shpejt për sëmundjen dhe ulim ekspozimin e bebes ndaj komplikacioneve të mundshme ndaj një situate të Covid."

Edhe pse varianti Omicron paraqitet me simptoma më të lehta, mjekët bëjnë thirrje që të moshuarit dhe gratë shtatzëna të tregojnë kujdes pasi janë kategori të rrezikuara krahasuar me të tjerët.

EMISIONET