Vaksinë vjetore kundër Covid-19, drejtori ekzekutiv i Pfizer: Në mars nxjerrim dozat kundër Omicron

Vaksinë vjetore kundër Covid-19, drejtori ekzekutiv i Pfizer: Në

Një vaksinë e përvitshme për të gjithë popullatën do të ishte më efikase se sa dozat e shpeshta kundër koronavirusit. Drejtori Ekzekutiv i Pfizer ka bërë me dije se po punohet në këtë drejtim, teksa ka theksuar se brenda muajit mars do të nxjerrë për përdorim edhe vaksinën efektive kundër Omicron.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se një vaksinë vjetore ndaj Covid-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Vaksina e Pfizer/BioNtech për Covid-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe uljen e vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e infektimeve.

Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës Covid-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve ndërsa qeveritë përpiqen të rrisin masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Në një intervistë për mediat izraelite, Albert Bourla, sqaroi se marrja e dozave përforcuese të vaksinën çdo 4-5 muaj nuk është një variant i mirë, duke theksuar se do të përpiqen që të bëhet të paktën njëherë në vit.

Sipas tij brenda kësaj periudhe kohore është edhe më e lehtë që të binden njerëzit. 

Drejtori Ekzekutiv i Pfizer bëri me dije gjithashtu se kompania  e tij mund të jetë gati të paraqesë për miratim një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thanë të premten duke cituar tre studime se një dozë e tretë e një vaksine mRNA është çelësi për të luftuar Omicronin, duke siguruar 90% mbrojtje kundër shtrimeve në spital.

EMISIONET