Arrestohet për korrupsion mjeku i Spitalit të Traumës, shoqërohen edhe mjekja e kryeinfermierja

Është prangosur në flagrancë një mjek i Spitalit Ushtarak të Traumës nga policë të infiltruar.

Mësohet se mjeku është prangosur në kushte korrupsioni pasi dyshohet se ka marrë 200 euro ryshfet.

Po ashtu, bëhet me dije se në marrjen e ryshfetit është përfshirë edhe një mjeke dhe një kryeinfermiere, të cilat janë shoqëruar në komisariat. 

"Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:  F.M., me profesion mjek reanimator;  K.B. me detyrë infermiere; dhe S. B., me detyrë mjeke. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë." - njofton policia. 

Ndërkohë, bashkë me këtë operacion të policisë është zhvilluar edhe një operacion tjetër ku në pranga kanë rënë 3 persona në Universitetin Bujqësor të Tiranës, po të akuzuar për korrupsion.

EMISIONET