Arrestimi i 22 policëve të Rrugores erdhi pas denoncimit të kosovarit. Shefi vihej në dijeni për çdo rast, por...

Hetimet për vjeljen e gjobave nga punonjësit e policisë Rrugore në autostradë nisën pas denocimit të një shtetasi kosovar drejtuar Agjencisë së Mbikëqyrjes policore.

Pas verifikimit të rastit, AMP-ja vendosi të bëjë inspektime në terren, punë kjo që më pas u finalizua me arrestime dhe ndalime.

Nga rezultatet e inspektimit u zbulua se punonjësit pasi konstatonin shkeljet tek makinat me targa të huaja, merrnin paratë nga drejtuesit e këtyre automjeteve dhe njoftonin edhe drejtuesin, por që në fakt nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet në sistemin e gjobave.

Sipas të dhënave, llogaritet rreth 160 masa administrative të cilët varionin nga shuma të ndryshme që dyshohet se janë përvetësuar nga punonjësit e policisë.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj, teksa janë sekuestruar dhe disa prova materiale.

Arrestimi i 22 policëve të Rrugores erdhi pas denoncimit të

Arrestimi i 22 policëve të Rrugores erdhi pas denoncimit të

EMISIONET