PARANDALONI SËMUNDJET E ZEMRËS! Dr. Edjon Hajro: Skaneri i arterieve koronare zbulon rrezikshmërinë për 10 vitet e ardhshme
Vitet e fundit, arrestet kardiake nuk po kursejnë as moshat e reja, ku i fundit ishte edhe rasti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Dr. Edjon Hajro, mjek kardiolog pranë “Spitalit Amerikan 3”, teksa rendit disa nga shkaqet e arrestit kardiak evidenton se rastet janë shtuar veçanërisht pas Covidit.
Dr. Edjon Hajro: “Për shkak të virozëve, mbse sipas disave edhe të vaksinave, kemi një rritje”.
Arresti kardiak kërkon ndërhyrje emergjente mjekësore, ndërkohë Dr. Edjon Hajro vendos theksin tek kontrollet periodike për të parandaluar problemet me shëndetin e zemrës, edhe nëse nuk ndjeni shqetësime.
Dr. Edjon Hajro: “Arresti kardiak është fundi i një sërë sëmundjesh. Shkaqet më të shpeshta është infarkti i zemrës që për ta parandaluar atë duhet bërë check-up, sidomos ata pacientë që janë dhe në mosha të reja duhanpirës, pacientët që abuzojnë me alkoolin apo qoftë edhe me drogërat”.
Skaneri i zemrës në Spitalin Amerikan 3, është ekzaminimi që ofron informacionin më të plotë dhe të detajuar të shëndetit të zemrës.
Dr. Edjon Hajro: “Skaneri i arterieve koronare është skaneri që tregon kemi apo jo ngushtime të enëve të gjakut dhe normalisht dhe ky skaner shikon edhe sa të gëlqerizuara janë enët koronare që prodhojnë rrezikshmëri për 10 vitet e ardhshme”.
Përveç ekzaminimeve mjekësore, ajo që duhet pasur shumë kujdes, thekson mjeku kardiolog, është një stil jetese i shëndetshëm.



