"Katër mijë euro për gradën "Nënkomisar" Arrest me burg pedagogut të Akademisë së Policisë dhe efektivit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot masat e sigurisë, duke dhënë arrest me burg pë pedagogun e Akademisë së policisë, Qetsor Gurra dhe policit Dritan Lelaj.
Pedagogu Qetsor Gurra dhe inspektori i policisë Dritan Lelaj u arrestuan me 29 nentor 2021 për një provim për marrjen e grades "Nenkomisar".
Nga hetimet e SPAK inspektori ka ofruar/ premtuar vlerën 4 mijë euro për të fituar provimin që do e ngrinte në gradën "Nënkomisar"
Ndërsa profesori ka kërkuar/pranuar përfitimin për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për ta favorizuar në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar më 27 tetor në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.
Skema orrupsionit është zbuluar nga përgjimet telefonike.
Inspektori akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.


