Apeli mungesë gjyqtarësh, INFOÇIP nxjerr raportin: Zvarritje procesesh dhe shkelje afatesh

INFOÇIP ka vërejtur shkelje të afateve në zbardhjen e vendimeve në gjykatat e Apelit. Në publikimin e raportit vjetor është theksuar se shkak ka qenë mungesa e kapaciteteve.

Ndërsa për ILD jo çdo afat që nuk arrihet të realizohet mund të konsiderohet shkelje disiplinore.

Mungesa e kapaciteteve, zvarritja e proceseve dhe shkelja e afateve të gjykimit të arsyeshëm ishin disa nga vërejtjet që Qëndra për Çështjet e Informimit publik ka nxjerrë gjatë monitorimit për Gjykatën e Apelit.

Vetë Kreu i kësaj qëndre Genti Shella, teksa prezantoi raportin në një treyzë me krerët e insituticioneve të ndryshme ligjvënëse, theksoi se një nga shkaqet është mungesa e gjyqtarëve.

Të njëjtën linjë mbajti dhe anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqsor, Naureda Llagami e cila theksoi se një tjetër sektor që ka vakanca të theksuara është Konsultimi Ligjor.

Sipas Inspektorit të Lartë Gjyqsor Artur Metani, jo çdo rast duhet parë si shkelje disiplinore.

Sipas INFOÇIP, mungesa e gjyqtarëve duhet të plotësohet sa më shpejt pasi mund të ndikojë edhe në plotësimin e objektivave të synuar për vitet e ardhshme.

EMISIONET