Amaneti u çua në vend! Prof. Dr. Isuf Kalo do të prehet në Tepelenë, homazhe në Tiranë
Amaneti u çua në vend. Prof. Dr. Isuf Kalo do të prehet në vendlindje.
Lamtumirën e fundit ja dhanë në homazhe.
Kolegët e kujtuan për cilësitë që e bënin të veçantë.
"Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i cili përtëriti veten e tij në dy sisteme".
"Do të na mungojë çdo fjalë e tij."
Sali Berisha e la mjekësinë për politikën por miqësia me Isuf Kalon kujtoi se nuk u cënua asnjëherë.
"Erdha të shpreh nderimin tim, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku me të cilin më bashkon një miqësi e pacënuar në shumë dekada."
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vlerësoi kontributin e çmuar të tij në mjekësi.
"Një prej korifejve të mjekësisë shqiptare me një kontribut të paçmuar në fushën e diabetologjisë dhe endokrinologjisë. Do ti mungojë familjarëve, kolegëve dhe mjekësisë shqiptare."
Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Mjeku profesional i ish-diktatorit Enver Hoxha vlerësohet veçanërisht për rolin në zhvillimin e mjekësisë shqiptare në vitet e demokracisë.
Ai ishte autor i shumë artikujve ndërkombëtarë. Isuf Kalo do të prehet në Luzat të Tepelenës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.