Homazhe për mjekun Isuf Kalo, Berisha: Dhimbje për humbjen e një miku

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, por dhe kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, bënë homazhe në nderim të mjekut të njohur, Isuf Kalo, që ndërroi jetë para pak ditësh pas një sëmundje të rëndë.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pasionuar në shumë dekada.

Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, u shpreh Berisha.

EMISIONET