Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma, destinacione edhe verore

Teksa bizneset në bregdet këtë vit janë duke u ankuar për numrin e pushuesve, duket se krejt e kundërta po ndodh në zonat malore. Qindra turistë janë duke vizituar alpet e vendit në këto ditë të nxehta vere, ndërsa problem mbeten ende guidat dhe ndotja.

Nëse në një pjesë të vijës bregdetare, edhe pse ndodhemi në muajin gusht, po vërehet një ulje e numrit të pushuesve, krejt ndryshe paraqitet situata në Alpet shqiptare.

Turistë vendas e të huaj po dynden të eksplorojnë bukuritë e natyrës dhe freskinë që të dhuron mali, në këto ditë me temperatura përvëluese.

Në zonat e mbrojtura të qarkut Shkodër janë mbi 1 mijë turistë që çdo fundjavë zgjedhin të vizitojnë Thethin, Luginën e Shalës, Vermoshin, Lëpushën apo Razmën.

Agim Dardha: Për këtë sezon turizmi në zonat e mbrojtura ka një rritje të dukshme. Të gjithë e kanë kuptuar se në Parkun e Alpeve dominon turizmi natyror. Nuk kemi thjesht vizitorë, por të gjithë ata që eksplorojnë natyrën.

Sfida më e madhe për këto zona mbeten aksidentet që vijnë gjatë udhëtimit nëpër shtigjet që lidhin malësitë, pasi një pjesë e turistëve preferojnë t’i bëjnë të vetëm, pa një udhërrëfyes.

Agim Dardha: Shumë vizitorë të kësaj zone nuk preferojnë që të marrin guida dhe kemi raste fatale. Tanimë e dimë se rritja e numrit të turistëve në këtë zonë sjell si pasojë edhe ndotjen e mjedisit.

Harta e sipërfaqes së zonave të mbrojtura këtë vit është zgjeruar, duke rritur larminë e saj për pushuesit, por edhe ngarkesën për mirëmbajtje.

Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma,

Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma,

Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma,

Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma,

Alpet plot turistë/Thethi, Shala, Vermoshi, Lëpusha e Razma,

EMISIONET