Zvërneci turistik pa investime, fshati nuk ka as rrugë e as ujë

Prej më shumë se tre vitesh fshati turistik i Zvërnecit është bërë pjesë e paketës zhvillimore të 100 fshatrave turistikë, por mesa duket kjo gjë nuk ka mjaftuar t’i japë zhvillim fshatit. Sipas banorëve të zonës, në vitet e fundit, në Zvërnec nuk ka asnjë investim, çka ka bërë që njerëzit të ikin nga atje.

Edhe pse Zvërneci i Vlorës është futur prej vitesh në listën e 100 fshatrave turistikë, investime atje nuk ka.

Rruga dhe uji janë shqetësimet kryesore të banorëve që mbetur në fshat.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Probleme me rrugën kemi. Edhe ujë andej lart nuk ka, po ne kemi pusin.

Unë dua rrugën, korentin dhe ujin. Ato i bën shteti, nuk i bëj unë. 30 vite ka një situatë e tillë dhe s'është bërë asnjë ndërhyrje.

Kushtet për të jetuar në Zvërnec nuk janë të mira. Rruga ka 30 vjet që nuk është shtruar. Edhe ujë të pijshëm nuk ka," thonë banorët.

Shumë prej tyre kanë ikur, pasi thonë se një vend pa ujë e pa rrugë nuk ka jetë.

"Iku rinia, ja vetëm ne pleqtë po rrimë. Ne po dalim në pension.

Do iki se iku i gjithë fshati. Gjithë fshati flet greqisht. Do iki dhe unë se ikën të gjithë. Ose jam më i zgjuari ose më budallai," thonë banorët.

Plazhi i Zvërnecit,  ofron dy pamje të ndryshme: Plazhi me bare dhe resorante i zhvilluar ndrësa fshati i Zvërnecit mbetet i braktisur, i rrënuar dhe i harruar nga pushteti lokal e qendror.

Zvërneci turistik pa investime, fshati nuk ka as rrugë e as ujë

EMISIONET