Alarm për kancerin, në Fier 500 raste çdo vit, mjekët: Ulet mosha e të prekurve

Rritja e rasteve me kancer në vendin tonë është kthyer në një shqetësim real. Specialistët në Fier thonë se si asnjëherë më parë, në qarkun e tyre ka rreth 500 raste me kancer çdo vit, ndërsa shqetësuese është edhe mosha e të prekurve që është ulur ndjeshëm.

Numri i pacienteve të prekur me sëmundje tumorale po rritet gjithnjë e më shumë në qytetin e Fierit.

Sipas mjekes onkologe Anisa Mone, numri i te diagnostifikuarve me kancer shkon në 500 raste në vit teksa ka theksuar se pjesën më të madhe të rasteve e dominon kanceri i gjirit.

“Numri i rasteve të diagnostifikaur është rritur ndjeshëm ku janë rreth 500 raste në vit.”

Të dhënat janë shqetësuese, pasi tregojnë gjithashtu se sëmundjet tumorale janë përhapur ndjeshëm dhe te grupmoshat e reja.

“Grupmosha është ulur ndjeshëm, nuk është më 50-60 vjeç, por ka edhe mosha 30 vjeçare. Kur kapet herët është mirë dhe ecuria e pacientëve është e mirë.”

Sipas eksperteve në Spitalin Onkologjik ndotja e mjedisit, dieta ushqimore dhe duhanpirja janë faktorët përgjegjës për kancerin ne rritje.

Ndërsa në prag të tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit te gjirit, u ka bërë apel të gjitha vajzave dhe grave të ndërgjegjësohen për rëndësinë e kontrollit të hershem nëpërmjet mamografisë.

EMISIONET