Akuzohet se përdhunoi 23 vjeçaren me probleme mendore, Gjykata lë në burg kryeplakun e Rehovës, Ervis Rrapo
Kryeplaku do të mbetet pas hekurave.
Ky është momenti kur Ervis Rrapo iu drejtua Gjykatës mesditën e të shtunës për t`u njohur me masën e sigurisë.
Seanca ndaj kryeplakut të Rehovës që dyshohet se abuzoi seksualisht me një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor u mbajt me dyer të mbyllura.
29-vjeçari në Gjykatë mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.
Prokuroria nga ana tjetër paraqiti prova që rëndojnë pozitën e tij.
Pasi dëgjoi të dyja palët, Gjykata caktoi masën e siguris “arrest në burg” për Ervis Rrapon.
I riu u arrestua dy ditë më parë ndërsa ngjarja që tronditi komunitetin e vogël të Rehovës ka ndodhur në 8 prill.
Rasti u denoncua në polici nga prindërit e vajzës të cilët thanë se e bija është abuzuar seksualisht në shtëpinë e tyre gjatë kohës që ata ishin duke punuar në tokë.
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.