Aksioni i SPAK tek Tatimet dhe Hipotekat në Durrës, kush janë të arrestuarit dhe si funksiononte skema

Aksioni i SPAK tek Tatimet dhe Hipotekat në Durrës, kush janë

SPAK ka mësyrë ditën e sotme Drejtorinë e Tatimeve dhe zyrat e Hipotekave në Durrës ku ka kryer një operacion dhe ka prangosur disa persona. 

Po ashtu SPAK ka ushtruar kontrolle në 7 banesa, janë lëshuar 5 urdhër arreste dhe 3 persona të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë.

Aksioni kundrejt këtyre personave është bërë pasi dyshohen për mashtrime me shuma të mëdha financiare.

“Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës  siguruan  dhe ekzekuatuan vendimin  nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest  me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë,  si dhe masën e sigurimit  pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe "R. B. - GENERAL SERVIS", me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2 miljon euro.” – njofton policia.

Të arrestuarit:

Regan Agim Merdani, i datelindjes 17.03.1991,lindur e banues  ne  Rrugen  “Petraq Boshnjaku Ndertesa 12 Hyrja 8 Apartamenti 5 Durres me arsim te larte, me kombesi e shtetesi shqiptare.

Enis Memli Xhaferi, i datelindjes  i datelindjes 17.12.1983, banues  ne Vlore, me kombesi e shtetesi shqiptare.

Roland Diellke Avdo, i  datelindjes 13.10.1982, banues ne Rruga “Besim Imani”, ndërtesa 25 Hyrja 6 Ap 1 Nje.7 Tirane me arsim te mesem, me kombesi e shtetesi shqiptare.

Benn Haki Caka,datelindjes 30.01.1973 Rruga “Osman Myderizi”,ndertesa 7, Hyrja 2 Njesia 5 Tirane, me kombesi e shtetesi shqiptare.

Ali Avni Agolli,i datelindjes 07.02.1976, lindur ne Diber e banues rruga Maksim Artioti, Ndertesa 2 Hyrja 1 njesia 2 banues ne Tirane, me arsim te larte, me kombesi e shtetësi shqiptare.

Po ashtu, është dhënë masa e sigurimit personal  “detyrim paraqitje në policin gjyqësore”  për shtetasit :

1-Roberto Alberto Buongiorno, i  datelindjes 27.07.1965,lindur ne Itali e banues ne Tirane, masen e sigurise “masen e sigurimit personal  detyrim paraqitje  ne policin gjyqsore.

2-Besim Sulejman Karreçi, i datelindjes 15.07.1991, lindur e banues ne Tirane, masen e sigurimit personal  detyrim paraqitje  ne policin gjyqsore.jasht shtetit

3-Helbert Luan Alemi, datelindjes 01.09.1976, lindur e banues ne Vlore, masen e sigurimit personal  detyrim paraqitje  ne policin gjyqsore.

Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet T.A, i datëlindjes 11.10.1974, lindur ne Kruje e  banues ne Kamez dhe shtetasi A. Xh, i datëlindjes  08.06.1970, banues ne Tirane dhe po punohet intesivivisht për kapjen e tyre.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:

•             Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emer të shetatsit A.A,

•             Një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² ne Dhërmi, në emer të shtetasit A.Xh,

•             Një apartament me sipërfaqe 215 m², në emër të shtetasit E.Xh

Si funksiononte skema?

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive  me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që  kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga  aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore  shuma të mëdha  duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth  6 milion Euro. 

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive  me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal. Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

EMISIONET