SPAK sekuestron 190 mijë metra katrorë tokë, vilat e të pasurve në Gjirin e Lalëzit
Dyshimet për tjetërsimin e pronave kanë vënë në shënjestrën e SPAK Gjirin e Lalzit, një zonë në Durrës e bërë e famshme nga pronat dhe vilat e politikanëve e biznesmenëve.
Rreth 190 mijë m2, është vënë nën sekuestro në Hamallaj.
Prokurorët speciale të anti korrupsionit kanë dyshime se pronat janë tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe ryshfetit.
Hetimet për mësohet se kanë nisur në vitin 2019, por sipas burimeve procedurat e tjetërsimit të tokës në bregdet janë bërë vite disa vite më parë.
Me vendim të Gjykatës, policia ka ushtruar kontrolle këtë të martë në banesa të ish-zyrtarëve të Hipotekës Durrës, përfshirë edhe ish ish-krye-regjistruesit, Bedri Luku.
Ky i fundit, rezulton se është kallëzuar në vitin 2014 nga KLSH për korrupsion e abuzime me regjistrimin e pronave në qytetin bregdetar.
Blutë ndërkohë mësohet se bastisën edhe banesat e shtetasve Vlash Brahj, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj dhe Ber Begeja.
Hetimi i SPAK është regjistruar për akuzat “Korrupsion pasive dhe aktive të zyrtarëve”, “Shpërdorim detyre” “Falsifikim dokumentesh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Paralelisht me aksionin e SPAK për tjetërsimin e pronave, Prokuroria e Durrësit finalizoi një operacion kundër abuzimit me TVSH.
5 persona u vunë në pranga, 2 u shpallën në kërkim dhe tre të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Ata akuzohen se Përmes subjekteve fiktive, kanë shmangur detyrimet tatimore duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.
Në kuadër të operacionit të koduar “SKEMA” u sekuestruan asetet me vlerë 1.2 mln euro të "Alfa Nikel"; një hidrocentral dhe një truall truallit 700m², në Dhërmi dhe një apartament.