Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, ministri i Shëndetësisë: Ishin 69 persona në autobus, 15 rëndë, 3 të operuar

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, ministri i Shëndetësisë:

Shefi i Mbrojtjes Civile Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Beros kanë shkuar vendin ku vdiqën 10 persona në një aksident në autostradën afër Slavonski Brod.

Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, ministri Vili Beroš iu drejtua publikut duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se në autobus kishin qenë 69 persona, ku 67 ishin pasagjerë dhe 2 shoferë.

"69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident. Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë," - tha Beroš.

Ndërkohë shefja e Mbrojtjes civile Maja Grba Bujević tha se ishin përfshirë 6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

"Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:26 u nisëm. Katër, pesë minuta më vonë stafi i ambulancës tashmë ishte atje." tha Grba Bujevic. 

Ndërsa kreu i spitalit ku janë shtruar të plagosurit tha se ata kishin lëndime të ndryshme, ndërsa ka nga ata që janë operuar.

"Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët u kujdesën sipas rregullave," tha shefi i spitalit.

Ndërsa shefi i policisë, Damir Trut tha se të gjitha shërbimet bënë një punë të mirë dhe se hetimi për ngjarjen po vazhdon.

"Kjo nuk ndodh shpesh. Gjatë historisë, ne kemi pasur disa aksidente të tilla, kryesisht autobusë të huaj. Disa vjet më parë, ishte një autobus sllovak afër Gospiç. Nuk mund t'ju themi se, hetimi po vazhdon, hetuesit do t'ju tregojnë gjithçka pas hetimit. Shumica dërrmuese e udhëtarëve janë shtetas të Kosovës," - tha Trut.

EMISIONET