Aksident në Vlorë–Levan, bllokohet përkohësisht autostrada
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 16:11

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në asfalt.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa Policia konfirmon se nuk ka persona të lënduar.
Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në autostradë është bllokuar përkohësisht, duke krijuar radhë të gjata automjetesh që presin hapjen e kalimit.

