Parashikimi i motit për sot dhe nesër (22 Nëntor 2025)

Gadishulli i Ballkanit goditet nga një masë e ftohtë polare, duke sjellë reshje dëbore dhe ulje të ndjeshme temperaturash.

Europa Lindore dhe pjesërisht Britania e Madhe dominohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Sipas MeteoAlb: Masa polare përfshin vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu, ndërsa në zonat malore nisin reshjet e dëborës, më të dendura në veri dhe verilindje.

Temperaturat variojnë nga 3°C deri në 17°C.

Era do te fry e fortë jugore mbi 70 km/h, duke krijuar dallgëzim deri 6 ballë.

Pjesa më e madhe e kontinentit ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë përmirësim në Europën Veriore dhe Qendrore.

Gadishulli Iberik dhe brigjet e Egjeut dominohen nga intervale të gjata me diell. Ndërsa Ballkani dhe Europa Lindore mbeten nën ndikimin e masave të ftohta polare.

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore veriore mbajnë vendin në kushte të paqëndrueshme, me vranësira dhe shira të pakët, ndërsa reshje dëbore shfaqen përgjatë zonave lindore.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm te motit.

Temperaturat luhaten nga 0°C në 13°C.Era do te fry mesatare deri 40 km/h nga verilindja, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

EMISIONET