Aksident në Vlorë, makina përplas një grua dhe fëmijën e saj
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 22:43

Një automjet ka aksidentuar një grua e cila po lëvizte me fëmijën e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreh orës 21:30 në Vlorë në zonën e njohur si "Kapelja."
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar fëmija, i cili ndodhet në sallën e operacionit jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit i cili e aksidentoi e transportoi për në spital.

