Aksident në Fier/ Benzi përplas dy këmbësorët, çifti përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë të Fierit pranë FNSH- së , ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, dhe si pasojë e goditjes së fortë, kanë marrë lëndime.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrę ndihmën e nevojshme mjekësore , dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

EMISIONET