Zall Bastar/ E mori rrjedha e lumit teksa tentoi ta kalonte, humb jetën 44-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2026, 16:37
Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

