Aksident në Përmet, humb jetën 90-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 11:42

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e të enjtes, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:10, njoftoi policia, kur shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

