FOTO/ Kamioni aksidentohet me “Toyota”-ën në aksin Lezhë-Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 08:50

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.
Në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.
Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


