Aksident në aksin Fier–Cakran, dy të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2025, 21:38

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Cakran, ku janë përplasur dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy pasagjere kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

