Muçaj: Vendimi gjerman për EncroChat s’ka efekt në Shqipëri. Është ende në shkallë të parë dhe jo përfundimtar

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", juristi Nikolin Muçaj analizoi ndikimin e vendimeve gjermane mbi përdorshmërinë e provave nga rrjetet e enkriptuara dhe ndikimin e mundshëm që mund të kenë këto vendime në sistemin gjyqësor shqiptar.

"Aktualisht në këtë fazë që është procedimi në Gjermani është shumë e pakët pasi është thjesht një vendim i shkallës së parë. Prokuroria e ka ankimuar.

Pritet të gjykohet në dy shkallët e tjera të gjykimit, që është Gjykata e Apelit dhe Gjykata Federale e Drejtësisë. Duhet marrë parasysh që Gjykata Federale e Drejtësisë ka mbajtur një qëndrim të unifikuar për pjesën e përdorshmërisë së provave.

Që në 2025 janë rreth 10 vendime, që të gjitha aprovojnë përdorshmërinë e provave të marra, si nga Encro Chat si nga Sky Ecc, por edhe nga sistemet e tjera që mund të vijnë më vonë.

Si përfundim është shumë e pakët që të përdoret nga gjykatat shqiptare në këtë fazë.

Profesionalisht nëse mund të bënin një mbrojtje efektive të këtij personi, duke marrë në konsideratë jurisprudencën e Gjykatave Europiane, të cilat çdo ditë e më shumë i pranojnë këto prova dhe është e vështirë të gjesh vendime të cilat e refuzojnë mosadministrimin e provave të  Sky ECC dhe EncroChat-it ", u shpreh Muçaj.

EMISIONET