Aksident i trefishtë në Elbasan, dyshohet për disa të lënduar

Aksident i trefishtë në Elbasan, dyshohet për disa të

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Elbasani, konkretisht në lagjen "Haxhias" të qytetit.

Paraprakisht mësohet se nga aksidenti disa persona kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore.

Gjithashtu shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen "Dyli Haxhire", vendi i quajtur "Ura e zaranikës", janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET