Aksident i rëndë në Mirditë/ Zetori del nga rruga, humb jetën shoferi 56-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2021, 14:23
foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme (4 nëntor) në fshatin Gëziq në Mirditë.
Një 56-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi zetori që drejtonte doli nga rruga.
Sipas informacionit paraprak shoferi i zetorit ka humbur kontrollin e mjetit, e si rrjedhojë ka dalë nga rruga.
Viktima identifikohet me inicialet R.GJ.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


