Manastirliu në interepelancë për vaksinat: U shpenzuan 36 milionë dollarë. Tritan Shehu: Bëtë sallatë ruse me ta
Plot 36 milionë dollarë janë vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare deri në këto momente (nëntor 2021) për ardhjen e vaksinave. Shifrën e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën e sotmenë Kuvend.
Ajo ishte thirrur në interpelancë nga deputeti i PD-së Tritan Shehu lidhur me marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Pfizer.
Manastirliu akuzoi deputetin demokrat se po disinformon lidhur me vaksinën.
“Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri janë të miratuara nga OBSh e Agjenci të rëndësishme të barnave” tha Manastirliu në kundërpërgjigje të deputetit demokrat.
Nga ana e tij Shehu tha se qeveria ka menaxhuar pa strategji dhe në mënyrë kaotike epideminë.
“Keni bërë sallatë ruse me vaksinat” tha Shehu duke nënvizuar se duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet e jetëve në Shqipëri.
