Pas sulmit kibernetik, AKSHI bën tendera 2.8 mln euro për modernizimin e serverave të sistemit shqiptar

Ndërhyrja e hakerave iranianë në rrjetin kibernetik shqiptar ky qarkullojnë emaile dhe dokumente të zyrtarëve të lartë solli cënimin e drejtëpëdrejtë të sigurisë kombëtare.

Pas këtij precedenti të rëndë ku u sulmua platforma e-Albania dhe sistemi TIMS ku të gjitha të dhënat personale dhe shtetërore dolën në publik, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, e cila kontrollon sistemin kibernetik shqiptar, ka nisur me projektin e modernizimit të aparaturave kompjuterike.

Aktualisht infrastruktura është që objekti i përmirësimit në këtë projekt shfaq disa problematika, të cilat duhet të adresohen sa më parë, thuhet në dokumentin e AKSHI-t.

Ora News mëson se një shifër prej 333.007.428.00 Lekë ose 2.8 milion euro është planifikuar të shpenzohen nga AKSHI me shpresën e modernizimit të sistemit kibernetik shqiptar që tashmë është infektuar nga hakerat iranianë.

Grupi iranian Homeland Justice ka shpartalluar sistemet kibernetike të qeverisë, ndërsa sipas AKSHI-t, objektiv i investimit mbi 3 miliard lekë është rritja e sigurisë në segmente të ndryshme të infrastrukturës dhe rrjetit qeveritar duke realizuar zëvendësimin e pajisjeve ekzistuese me pajisje të reja në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara si dhe duke implementuar disa komponentë shtesë në fushën e sigurisë siç janë zgjidhjet “Multi-Factor” për përdoruesit me privilegje të larta apo specifike.

Procedura tenderuese është hapur ditën e sotme, 15 nëntor, dhe kompanitë garuese për përfitimin e këtij shërbimi kanë afat deri më 10 dhjetor 2022.

Pas mbarimit të afatit një mujor dhe mbylljes së procedurës së shpalljes së fituesit pritet që në fillim të vitit 2023, AKSHI të fillojë zëvendësimin e sistemit të vjetër me sistemin e ri kibernetik.

Qëllimi i kësaj kontrate është të sigurojë pajisje të reja moderne dhe me vijueshmëri në ciklin e jetës, duke zëvendësuar pajisjet që aktualisht janë në statusin “End of Life”.

Në këtë mënyrë, thotë AKSHI, do të rritet niveli i sigurisë që ofrohet përmes kodeve të azhornuara si dhe rritet performanca dhe kapaciteti mbrojtës në perimetrat e sigurisë.

 

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET