50 MILIONË EURO PRONA/ Miku i Veliajt, Elman Abule kërkon në Gjykatën e Lartë heqjen e sekuestros

Kthimi në shkallën e parë për gjykim të çështjes është kundërshtuar nga biznesmeni Elman Abule. I njohur dhe si i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në gjykatën e lartë kërkon heqjen e sekuestros për pasurinë që llogaritet të shkojë deri në 50 milionë euro

50 MILIONË EURO PRONA/ Miku i Veliajt, Elman Abule kërkon në
Kristjan Boçi dhe Elman Abule

Elman Abule, një nga njerëzit më të besuar të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, i është drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive të sekuestruara nga prokuroria e kryeqytetit në muajin qershor 2024.

Biznesmeni që rezulton i dënuar për vjedhje në Belgjikë, kundërshton vendimin e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit, duke pretenduar se pronat dhe pasuritë e tij janë të ligjshme.

Bashkë me të, rekurs kanë paraqitur dhe Kristjan Boçi, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë në biznesin e tyre, që tashmë janë përfshirë në vendimin e sekuestros.

Pak kohë më parë Gjykata e Apelit Tiranë me kërkesë të prokurores Arta Marku, vendosi të kthejë çështjen për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Ndërsa me vendimin për rigjykim të dosjes, nuk janë pajtuar Abule dhe Boçi, të cilët tashmë i janë drejtuar me një rekurs gjykatës së Lartë, duke kërkuar heqjen totalisht të masës mbi pasuritë që përllogariten në gati 50 milion euro.

Sipas dosjes hetimore Abule ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

Në vendimin e gjykatës tregohet se,  në vitin 2004-2005, ka qenë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

50 MILIONË EURO PRONA/ Miku i Veliajt, Elman Abule kërkon në
Elman Abule

Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antvverp, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”. Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajdutëve.

Letrat që ndodhen në dosje e prokurorisë, tregojnë një tablo të qartë mbi aktivitetin kriminal, dyshimet për futjen e mallrave të rrezikshëm në Shqipëri, dënimet penale në Belgjikë, e deri tek miqësia e ngushtë dhe biznesi, që Elman Abule dhe Kristjan Boçi, kanë me dy vëllezërit Saimir Dizdari dhe Eldi Dizdarin, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai.

EMISIONET