Padia e ish-drejtorit të policisë Shkodër ndaj Bardhit, GJKKO shtyn gjyqin, ja kur do mbahet seanca

Padia e ish-drejtorit të policisë Shkodër ndaj Bardhit, GJKKO

Gjykata e Posacme antikorrupsion shtyu për në datën 13 janar gjyqin për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sula ndaj deputetit të PD Gazmend Bardhi.

Gjyqtarja e cështjes e shtyu seancën për shkak se Gazmend Bardhi nuk kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne.

I pranishëm sot ishte edhe Edmond Sula.

Seancën e kaluar, palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, cka bëri që Gjykata e Posacme të kalonte cështjen në seancë gjyqsore.

Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partise Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të culat thotë se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

Përvec kësaj cështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE sha.

EMISIONET