50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën, Lorenc Lala, iku në Angli

50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi

Vrasja e Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj të Peqinit, është kryer kundrejt 50 mijë eurove dhe pagesa është dhënë tek Laert Haxhiu nga Lorenc alias Kristian Lala.

Gazetari i "Ora Neës" Elton Qyno, ka mesuar nga burime policore se Lala tashmë është larguar në Angli dhe qëndron prej disa kohë në këtë shtet.

Sipas rrëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, vrasjen e Bashaliut e ka kryer ai së bashku me Lulzim Arapin, Bledar Berberin, Enrico Xhahysën dhe Laert Haxhiun.

Shuma financiare është paguar nga Lala tek Laert Haxhiu i cili më pas ka mobilizuar grupin e tij për të kryer vrasjen.

Tafani, ka pranuar pjesëmarjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës, me qëllim hakmarjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.

Në këtë episod kriminal, Tafani ka treguar të gjithë dëninamikën e vrasjes, përgatitjen, sigurimin e armëve, momentin e vrasjes e deri tek largimi, duke braktisur makinën në Kavajë.

Por brenda në mjetin e braktisur policia dhe prokuroria e Elbasanit gjetën filtrin e cigares, ku dhe u zbulua profili i ADN-së, që solli më pas identifikimin e njërit per autorëve pjesëmarës në këtë vrasje, Artan Tafani.

Tafani, u lokalizua në fshatin Savër të Lushnjës dhe u arrestua nga policia operacionale disa ditë më parë.

Për tre ditë me rradhë, ai është njohur me faktet dhe akuzat që kishte ngritur prokuroria e Elbasanit, si njëri nga vrasësit e Albi Bashaliut.

Të arrestuarit i është hedhur në tavolinë oferta e bashkëpunimit me prokurorinë, i cili ka pranuar të japë shpjegime për të gjitha krimet që di, në këmbim të garancisë së mbrojtjes fizike të tij dhe familjarëve por edhe një dënimi sa më të butë.

Ai ka pranuar pjesëmarjen në vrasjen e Bashaliut, duke treguar se këtë krim e ka orkestruar Laert Haxhiu, me financimin e familjes së Ylber Xhahysës dhe Kristian Lala, me qëllim hakmarjen për vrasjen e Ylberit nga Leonard Bashaliu, në vitin 2021.

Pas kësaj, Tafani tregoi dhe krime të tjera të organizuara nga grupi i Laert Haxhiut.

elton qyno albi bashaliu kristian lala lorenc lala artan tafani

EMISIONET