Hetimet për 21 janarin/ Xhaxhai i Aleks Nikës paraqitet në SPAK

Xhaxhai Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.

Nika ka bërë me dije se ka kërkuar takim për të marrë informacion mbi ecurinë e hetimeve lidhur me 21 janarin.

Mësohet se Mark Nika është paraqitur në SPAK me dëshiren e tij : “Kam ardhur vetë me kërkesë time për të takuar kryetaren.”

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.

Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.

EMISIONET