Përplasje në Tiranë/ 200 tifozë me shkopinj e gurë mësyjnë drejt stadiumit, plagoset një polic (VIDEO)
Një ditë para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet ditën e nesërme 25 Maj në "Air Albania", në orën 21:00, kanë nisur incidentet.
Burime për Ora News, bëjnë me dije 200 tifozë janë përplasur me policinë. Incidenti ka ndodhur në rrugën 'Mustafa Matohiti', ku tifozët kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj bluve.
Paraprakisht raportohet se është dëmtuar një polic.
Policia i ndaloi dhe i ktheu mbrapa pasi ishin nisur në vendin ku ndodhen tifozët e Romës, konkretisht para stadiumit.
Dyshohet se ka të shoqëruar në komisariate.