Sherr mes tifozëve holandez dhe shqiptarë

Sherr mes tifozëve holandez dhe shqiptarë

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes disa shtetasve holandez (tifozë), në gjendje të dehur  dhe një shtetasi shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur te kafe "Europa" në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar shqiptari 45 vjeçari.

45 vjeçari me inicialet A. G ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.  Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë", njofton policia.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET