15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë në Kamëz, por i kthehet policit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2025, 17:36

Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike në rrugën “Besim Cera” në Kamëz.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.
Ai akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

